Nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet!

Kush jemi?

Shqipëria Bëhet!

Është një lëvizje qytetare e cila aspiron forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, garës, meritokracisë dhe funksionimin demokratik të Republikës së Shqipërisë.
KUSH JEMI?
Çfarë kërkojmë?

Synimi ynë është demokratizimi i Shqipërisë

MOS NA LINI VETËM!

Shqipëria bëhet dhe do ta bëjmë!
Për parimet, garën & meritokracinë.

Aktivitete

image
March 13, 2024
‘Shqipëria Bëhet’ takim me banorët e Divjakës: Ka ardhur momenti i bashkimit për të kërkuar dinjitet

“Na thonin të mos shkonim në Tropojë, por atje e gjetëm sheshin plot. Na thanë të mos vinim në Divjakë, por shihni sa njerëz jemi këtu. Ja, pra, që ka ardhur koha e bashkimit të madh të shqiptarëve! Bashkim për të kërkuar më shumë të drejta, më shumë dinjitet dhe më shumë mundësi, që ju ta ndërtoni jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj me punë të ndershme, pa patur frikë askënd. Pse duhet të keni frikë?! Këta ju mbajnë juve me bukë, apo ju i mbani ata me bukë? Këta vijnë për t’ju punuar fushat juve? Këta jua rritin fëmijët juve, apo jeni ju ata që punoni nga mëngjesi deri në darkë dhe me djersën tuaj çoni fëmijët e tyre me pushime?

Lexo më shumë
image
February 14, 2024
'Duam votën' komuniteti shqiptar në Romë kërkon të realizohet e drejta e votës së Diasporës

‘Arsyeja për të cilën ne jemi këtu, është se këtë rrugë për ndryshimin e Shqipërisë ta fillojmë nga themelet, duke garantuar garën, duke garantuar meritokracinë, duke garantuar demokratizimin e Shqipërisë. Se në fund të ditës, për çfarë ka nevojë Diaspora? Kontributi juaj duhet të kthehet në fuqi vendimmarrëse në Shqipëri. Diaspora ka nevojë për një shtet, i cili t'i japë dinjitet, edhe në vendet jashtë. Ka nevojë për një ambasadë, që nuk është vetëm një sekretari ku ne marrim certifikata, dhe ato herë pas here mezi i marrim. Ka nevojë për përfaqësi, të cilat i krijojnë mundësinë të kenë kulturën e tyre, trashëgiminë e tyre edhe në vendin ku kanë zgjedhur të jetojnë. Shqipëria për momentin është si një anije, e cila po mbytet, por ka disa varka shpëtimi. Por varkat e shpëtimit nuk janë mjaftueshëm për të gjithë ata njerëz që janë aty.

Lexo më shumë
image
February 6, 2024
'Shqipëria Bëhet' në Lezhë, entuziazëm dhe diskutime me qytetarët

Takimi me qytetarët e Lezhës, Adriatik Lapaj: “Nuk mund të kesh edhe lavdinë, edhe paranë! Rama e trajton Shqipërinë si pronë private. Mos prisni profet nga Zoti, por të krijojmë një sistem meritokracie si Kosova!”

Lexo më shumë