Platforma zyrtare e 'Shqipëria Bëhet', që synon të angazhojë individë të përkushtuar dhe me vizion, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Bashkohu për t’u bërë pjesë e ndryshimit.
Shqipëria Bëhet me ty!

Nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet!

Kush jemi?

Shqipëria Bëhet!

Është një lëvizje qytetare e cila aspiron forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, garës, meritokracisë dhe funksionimin demokratik të Republikës së Shqipërisë.
KUSH JEMI?
Çfarë kërkojmë?

Synimi ynë është demokratizimi i Shqipërisë

MOS NA LINI VETËM!

Shqipëria bëhet dhe do ta bëjmë!
Për parimet, garën & meritokracinë.

Aktivitete

image
March 17, 2025
Zyrtare/Kandidatët e Nisma Shqipëria Bëhet

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar listën e kandidatëve të Nismës "Shqipëria Bëhet". Pas verifikimeve të nevojshme, KQZ ka konfirmuar se të gjithë kandidatët janë të kualifikuar për të garuar në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.

Lexo më shumë
image
February 28, 2025
Zyrtarisht në koalicion 'NISMA SHQIPËRIA BËHET'

“Po negociojmë ende dhe deri në mbyllje të aftit do ti shtohen dhe subjekte të tjera. Nisma Shqipëria bëhet dhe lajtmotivi i gjithë koalicionit do jetë Shqipëria mbi Partinë. Duam të sjellim konceptin e një atdheu që është mbi subjekte politike. Kjo është në aspektin formal se lidhet me përcaktim e ligjit, ne koalicionin do ta drejtojmë me këshill koordinues të përbashkët. Jemi në krah të drejtësisë dhe do ta mbështesim atë dhe ky është një koalicion që u ofron shqiptarëve një mundësi për të zgjedhur një alterantivë për ndryshimin e Shqipërisë. Ne nuk vëmë baste në tavolinë duke shënuar sa mandate marrim, as nuk blejmë vota siç bëjnë ata, as nuk detyrojmë administratën, ne marrëdhënien e kemi me qytetarët dhe uroj që masiviteti i tyre të jetë aq i madh sa të çahet sistemi dhe më pas të rrëzohet. S’do jemi patericë e asnjë pushteti të ardhshëm.

Lexo më shumë
image
January 20, 2025
4 takime në 48 orë-Mikpritje masive në Itali.

Në fund fjalën e mori kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, i cili theksoi nevojën për një ndryshim rrënjësor në politikë, duke vënë theksin te ndershmëria dhe profesionalizmi i brezit të ri. Ai kritikoi klasën politike të 34 viteve të fundit për mungesën e alternativave dhe refuzimin e debatit mbi dështimet e saj.Lapaj u ndal tek disa pika të programit të 'Shqipëria Bëhet':Arsimi – Rritje e buxhetit për arsimin në 7% të PBB-së brenda mandatit të parë, shkolla me orar të zgjatur dhe kushte më të mira për nxënësit.Ekonomia dhe biznesi – Përjashtim nga tatimi për fitimin për bizneset e vogla me xhiro deri në 200 milionë lekë, eliminimi i kontrolleve abuzive dhe formalizimi i tregut.Burimet natyrore – 10% e fitimeve nga burimet natyrore do t’u kalojnë bashkive për investime lokale në shkolla, kopshte dhe infrastrukturë.Shëndetësia – Reformim i sistemit me kontrata ortakërie për mjekët, duke i paguar sipas performancës për të garantuar shërbim cilësor.Kadastre dhe infrastrukturë – Transferimi i kompetencave të Kadastrës te noterët për të përshpejtuar procesin e pronësisë.Në përmbyllje, Lapaj bëri thirrje për angazhim të qytetarëve dhe theksoi se ndryshimi është i mundur vetëm me pjesëmarrje dhe mbështetje të fortë. “Forca Shkodra! Forca Shqipëria! Është koha për ndryshimin e madh!” përfundoi ai.

Lexo më shumë