Kush jemi?

“Shqipëria Bëhet!” është një lëvizje qytetare, e cila aspiron forcimin e shtetit të së drejtës, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, garës, meritokracisë dhe funksionimin demokratik të Republikës së Shqipërisë.

Synimi ynë

Synimi ynë është demokratizimi i Shqipërisë!

Nëpërmjet angazhimit për miratimin e ndryshimeve ligjore të cilat do të siguronin garë, meritokraci dhe llogaridhënie për të gjithë. Kjo lëvizje synon të kontribojë në:

Forcimin e shtetit të së drejtës në Republikën e Shqipërisë, nisjen e debateve kombëtare, si dhe ndërmarrjen e nismave qytetare, nismave ligjore dhe ato kushtetuese për propozime konkrete të ndryshimeve ligjore dhe kushtetuese.

Angazhimin dhe organizmin e veprimtarive të ndryshme, takime apo dëgjesa me qytetarët për çështje të lidhura me demokracinë, qytetarinë aktive, shtetin ligjor, të drejtat e njeriut, media, etj.

Krijimin e grupeve të profesionistëve dhe angazhimin e tyre në hartimin e politikave dhe strategjive dhe në implementimin e nismave në fushat përkatëse për të kontribuar në zhvillimin integral të vendit.

Krijimin dhe implementimin e politikave dhe strategjive për të angazhuar potencialin intelektual të vendit dhe angazhimin e profesionistëve për zhvillimin e vendit në fusha të ndryshme.

Vizioni
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” si hap të parë të aktivitetit të saj, do të ndërmarrë një seri veprimtarish qytetare (konsultim, ndërgjegjësim dhe angazhim të qytetarëve në të gjithë Shqipërinë), si edhe nisma ligjore, për të adresuar mungesën e demokracisë reale në Shqipëri duke kërkuar ndryshime themelore për hapjen e garës dhe demokratizimin e Shqipërisë, nëpërmjet:


    Demokratizimi i Shqipërisë, duke filluar nga sistemi zgjedhor e më pas në cdo hallkë që prek qytetarët, është thelbësor për një zhvillim të qëndrueshëm dhe të prekshëm për çdo shqiptar, kudo që ndodhet.