Në kuadër të aktivitetit të Lëvizjes “Shqiperia Behet”, që ka në fokus të saj nxitjen e veprimtarive për proceset demokratizuese të vendit, dhe në përmbushje të angazhimeve tona përballë qytetarëve, dorëzuam në Kuvendin e Shqipërisë draft propozimin tonë (drejtuar 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë) për ushtrimin e të drejtës së votës për shtetasit shqiptarë me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 81, pika 1, ka përcaktuar se të drejtën për të propozuar ligje e ka Këshilli i Ministrave, çdo deputet, si dhe 20 mijë zgjedhës....
Si një hap i parë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, me realizimin e heqjes së rajonalizimit dhe hapjessë listave të kandidatëve në Republikën e Shqipërisë, depozituam sot në Kuvendin e Shqipërisëprojektligjin për propozimin e ndryshimeve ligjore përkatëse.Projektligji u adresohet 140 deputetëve të Republikës së Shqipërisë, me propozimin për ndryshimin esistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 45, pika 1, përcakton se çdo shtetas/e shqiptar/e nëmoshën tetëmbëdhjetë vjeç (qoftë edhe ditën e zgjedhjeve), ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.
KLIKONI KËTU PËR TË SHKARKUAR MATERIALIN NË FORMATIN PDF.Lexo më shumë