Image

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” depoziton në Kuvend projektligjin për listat e hapura. Ja çfarë përmban draft propozimi:


KLIKONI KËTU PËR TË SHKARKUAR MATERIALIN NË FORMATIN PDF.

Si një hap i parë drejt ndryshimit të sistemit zgjedhor, me realizimin e heqjes së rajonalizimit dhe hapjes

së listave të kandidatëve në Republikën e Shqipërisë, depozituam sot në Kuvendin e Shqipërisë

projektligjin për propozimin e ndryshimeve ligjore përkatëse.

Projektligji u adresohet 140 deputetëve të Republikës së Shqipërisë, me propozimin për ndryshimin e

sistemit zgjedhor në sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.

Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 45, pika 1, përcakton se çdo shtetas/e shqiptar/e në

moshën tetëmbëdhjetë vjeç (qoftë edhe ditën e zgjedhjeve), ka të drejtën të zgjedhë dhe të zgjidhet.

E drejta e votës, konkretisht e drejta për të zgjedhur, është një nga të drejtat themelore politike që gëzon

individi dhe ajo duhet të ketë të njëjtën peshë në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Gjykata Kushtetuese

e Republikës së Shqipërisë, përmes Vendimit Nr. 28 datë 30.06.2021, bazuar në përcaktimet e nenit 76,

pika 5, të Ligjit Nr. 8577/2000, ka vendosur detyrimin e ligjvënësit për të plotësuar kuadrin ligjor brenda

një viti nga hyrja në fuqi e vendimit.

Në rast se ky propozim nuk do të merret parasysh, do të proçedojmë me mbledhjen e 20.000 firmave për

ta sjellë si iniciativë qytetare.

Më poshtë gjeni dhe deklaratën e bashkëthemeluesit të Lëvizjes, avokatit Ervis Çela.

“Ne paraqesim në Kuvend para të gjithë deputetëve, projektiligjin për ndryshime në kodin Zgjedhor,sa i

takon caktimit të të gjithë territorit të Shqipërisë si një zonë e vetme zgjedhore duke përcaktuar sistemin

zgjedhor propocional kombëtar, me lista të hapura, duke mundësuar kështu më në fund që të gjithë

qytetarët shqiptarë të kenë një votë të barabartë e të drejtë dhe zgjedhjen e kandidatit që ata duan, me

lista të hapura dhe jo të zgjidhen kandidatët nga zyrtarët e partive.

Në rast se nuk do të votohen këto ndryshime, ne do vazhdojmë me hapa të tjerë ligjore siç është ajo e

nismës qytetare kur ne kemi filluar procedurat për miratimin e fletës së nënshkrimeve të qytetarëve të

cilët me anë të kësaj flete do të paraqesin vullnetin e tyre për të paraqitur në Kuvend nismën ligjore sa i

përket ndryshimeve në Kodin Zgjedhor si sa i përket votës së diasporës ashtu edhe sistemeveme lista të

hapura. Nëse kjo prape nuk do zbatohet do eskalojë ne veprime të tjera ligjore dhe qytetare’

webflow icon
Buy this Template
All Templates