November 24, 2024

E quajti Sude nga Londra, Lapaj-Ramës: Je padron i 200 hajdutëve

Image BD

Nga takimi masiv me qytetarët në Durrës, kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i është përgjigjur sulmeve të kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit, gjatë takimit me shqiptarët në Londër, e cilësoi Lapajn si “Sudja që takon emigrantët në Europë dhe kërkon të bëjë Shqipërinë”.

Fjala e plotë:

Kryeministri i vendit më ka sfiduar sot nga Londra. Ka thënë sërish: “Sudja që del nëpër Europë dhe kërkon të bëjë Shqipërinë!”
Tani unë po i përgjigjem:

I dashur xhaxhi Edi!
Unë jam rritur nga dy prindër me kulturë, dhe si i tillë, kur ti, xhaxhi Edi, u bëre ministër i Kulturës, unë isha 10 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryetar bashkie i Tiranës, unë isha 14 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, përfundove 12 vite në krye të Tiranës, unë isha 26 vjeç. Kur ti, xhaxhi Edi, u bëre kryeministër, unë isha aq sa të thashë; u bëra baba, dhe ndoshta do të fejoj vajzën, ndërkohë që ti vazhdon të jesh në pushtet.

Kush është Sudja që i ka marrë në qafë shqiptarët? Ti apo unë?
Unë, Adriatiku, që për nga mosha jam pikërisht sa djali yt, kam 14 vite në opozitë, shesh më shesh, qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtet më shtet, pa ndalim, asnjëherë!

Unë do të mbahem mend si djali i dy prindërve të thjeshtë, që luftoi me mish e me shpirt për ta ndryshuar Shqipërinë, ndërsa ti, si Edi Rama do mbahesh mend, si padron i 200 hajdutëve!