January 20, 2025
Në vetëm 48 orë, Lëvizja 'Shqipëria Bëhet' realizoi katër takime emocionuese me komunitetet shqiptare në Verona, Varese, Modena dhe Vicenza.
Përfaqësues nga ekipi në këto takime ishin:
Najada Kambo, Adriatik Lapaj, Ergys Llanaj, Erjon Selmani, Dorina Prethi, Erion Muska dhe Fioralba Dervishi.
Ekipi u ndal gjatë fjalës së tij në pikat e ndryshme të programit por dhe në mbështetjen që Diapora ka pasur në rrugëtimin e Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet'.
Bashkëbisedimet u mbajtën dhe për vazhdimin e sensibilizimit të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit për t'u regjistruar si votues nga jashtë vendit.
Ndiqni më poshtë fotot e takimeve: