November 3, 2024
Azmer Dulevic
Ju që keni lënë pas familjen, miqtë dhe vendlindjen për të kërkuar një jetë më të mirë, jeni dëshmia e gjallë e dështimeve të politikës sonë. Politikat e gabuara dhe korrupsioni ju kanë detyruar të largoheni nga vendi që doni, duke kërkuar mundësi dhe drejtësi në tokë të huaj. Sakrificat tuaja janë të mëdha dhe shpesh të padukshme, por ato janë të ndjera dhe të vlerësuara.
Sot ata që ju larguan juve masivisht nga vendi,ata që ju vranë enderrat,shpresen ata që nuk donin që ju të votonit sot pa pikë turpi duan t'ju marrin votat me presionet që i bëjnë të afërmëve tuaj në Shqipëri duke i kërcënuar me votat tuaja!Kjo nuk është politikë por maskarallik që vetëm kjo klasë politike mund të bëjë! Turpi i turpit është që mundohen të manipulojnë prindërit tuaj që janë vetëm!
Prandaj flisni me prindërit tē mos votojnë me tifozllik por me atdhedashuri për vendin dhe për ju!
Ju nuk mashtroheni nga politika e vjetër, nga ata që ju detyruan të ikni. Prandaj ata ju kanë frikë.
Disa nga dështimet më të mëdha të politikës së vjetër që kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi:
1. Korrupsioni i përhapur
2. Mungesa e reformave ekonomike.
3. Sistemi i dobët arsimor.
4. Shëndetësia e dobët.
5.Infrastruktura e dobët.
6.Mungesa e drejtësisë.
7.Mbrojtja e dobët e mjedisit.
8.Politikat e dështuar të emigracionit.
9. Mungesa e transparencës dhe llogaridhënies.
10.Politikat e dështuar të energjisë.
Këto janë disa nga dështimet e qeverisë që kanë ndikuar negativisht në jetën e qytetarëve dhe kanë kontribuar në largimin masiv të shqiptarëve nga vendi. Është koha për ndryshim dhe për një qeveri që vërtet që përfaqëson interesat e popullit dhe punon për të përmirësuar jetën e çdo qytetari.Prandaj SHQIPËRIA BËHET!
Agustela Thoma
Nene e dy femijeve të vegjël, e diplomuar ne nivel maszer për degën administrim biznesi.
Kam 10 vite eksperience ne sistemin bankar e me pas si profesioniste e lire ne marketingun digital!
- Prej më shumë se nje viti, i jam dedikuar plotesisht kësak lëvizje të re politike e cila tashmë ka ngritur një frymë të re shprese për një Shqipëri më të mirë dhe më dinjitoze, për një Shqipëri e cila nuk nuk do jetë përcjellësja e mijëra të rinjve, po do të bëhet vendi pritës i të gjithë atyre që janë dëbuar në këto 34 vite.
- Unë besoj së të gjithë ju, te shumte në numër, nuk keni ardhur vetem per te na degjuar, por kam bindjen se tek secili prej jush, tek secili prej nesh, jeton nje shprese per ndryshimin e vendit.
- Falë mundesimit te votes se diasporës, kauzë te cilen e realizuam me mund por e fituam me sukses, tashmë ju do jeni vendimtarë për të vulosur të ardhmen e vendit.
Ne kohen e mbledhjes se firmave degjova shpesh te na thuhej se ata qe kanë ikur jashte nuk janë ne dijeni të aktualitetit ne shqiperi e per kete nuk duhet te votojne.
E lehtë për tu thënë, por une do doja ta degjoja nga ju qe jeni ketu?
A jeni ju te ndergjegjshem se cfare realiteti të keni lënë pas?
Kush më shumë se ju mund ta dijë më mirë se cili ka qënë ai motiv që ju ka shtyrë të merrni vendimin për tu larguar? Më mirë se ju nuk e di askush! Të lësh pas nënën, babën, motrën, vëllain, njërëzit e dashur të zemrës, vetëm ta mendosh të trazohen emocionet, e ta përjetosh është e pa imagjinueshme.
Por Pse po lihet përditë e më shumë shqipëria dhe sot pas 34 vitesh pseudo demokraci? Ne të gjithë e dimë se shqipëria e pasurive të pa fundme natyrore të cilën po e lakmon sot bota mbarë, është e kapur vetëm nga një grup i ngushtë pushtetarësh të cilët kanë lënë 0 akses për qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm, duke i detyruar ata që ta shikojnë të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre largë Shqipërisë. Por kjo nuk mund të zgjas pafundësisht, pasi sic thotë dhe një proverbë e popullore: ‘Guri i rëndë peshon në vend të vet’.
Për këtë arsye ka ardhur koha e bashkimit të madh dhe të ndryshimit të këtij sistemi të kalbur duke guxuar e duke ndëshkuar me votë të gjithë klasën e vjetër politike që na i ka larguar bijte e bijat e vendit tone.
Ju Sot, përvec mundësisë për të votuar, keni dhe një alternative të re politike, do te shenoje një standard te ri ne politiken shqiptare, te cilin koha do e tregoje!
Edona Haklaj
Të dashur bashkëkombas, të dashur shqiptarë
Ndiej përgjegjësi dhe emocion të madh të jem sot përballë jush, nga ato emocione që duhet dhe ti menaxhosh, por që jo gjithmonë mund t'i fshehësh me sukses.
Unë jam Edona Haklaj lindur dhe rritur në Malësinë e Gjakovës, ndërsa prej thuajse 8 vitesh e kam shtrirë angazhimin tim mes gazetarisë dhe aktivizmit publik.
Sot dua të ndaj me ju një histori të shkurtër e cila më lidh me Gjermaninë, dhe pse sot jam për herë të parë në këtë vend. Para shumë vitesh, ashtu siç shumë prej jush në këtë sallë, im vëlla , mori rrugën e emigrimit.. Jo nga dëshira, por si një i ri, që në vendin e tij nuk shikonte asnjë mundësi për zhvillim, e me përgjegjësinë për të ndihmuar financiarisht prindërit të cilët nuk mund të mbijetonin vetëm me të ardhurat nga bujqësia, e me një ndihmë ekonomike asokohe prej 37 mijë lekësh të vjetra, dhe së dyti motrën e tij që duhej të shkollohej ose të ndërpriste shkollimin.
Të largohesh për të ndihmuar ata që do, është një nga aktet më fisnike dhe më të dhimbshme njëkohësisht.
Kjo nuk është historia vetëm e vëllait tim, të gjithë ju në këtë sallë keni një histori të ngjashme.
Ju e dini që Shqipëria është kthyer një atdhe emigrantësh, ku më shumë se gjyma e popullsisë jeton jashtë vendit. Sipas të dhënave zyrtare të Censit, së paku 48% e popullsisë ose 2.2 milionë shqiptarë jetojnë aktualisht jashtë Shqipërisë, pa llogaritur këtu shqiptarët që kanë hequr dorë nga shtetësia apo fëmijët e emigrantëve që nuk janë regjistruar në atdhe.
E kjo jo nga qejfi, apo nga dëshira. Kjo vetëm nga keqqeverisja.
Me fjalë të tjera ju nuk jeni larguar, ju ju kanë dëbuar! Dhe një nga dëbuesit kryesorë, është kryeministri aktual Edi Rama, sepse vetëm gjatë dekadës së fundit, nën qeverisjen e tij rreth 500 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi ynë.
Ndërsa ju ju dëbojnë, e dini se çfarë bëjnë në Shqipërinë tonë të cilën ua transmetojnë me imazhe 3D sepse janë mjeshtra të mashtrimit?
Shqipërinë e kanë mbushur me kulla të larta, të pabanuara, ndersa Tirana shkakton minimalisht 2000 vdekje në vit prej ajrit dhe mjedisit të ndotur.
Ndërsa ju ju kanë dëbuar, prindërit dhe gjyshërit tuaj mbijetojnë me pensione qesharake, që nuk mjaftojnë as për nevojat më bazike. E kjo qeveri vazhdon vetëm të tallet me nevojat e vërteta të pensionistëve, duke u mburrur me indeksimin prej 25 lekësh në ditë
Ndërsa ju ju kanë dëbuar, arsimin dhe shëndetësinë e kanë lënë në gjendje të mjerueshme. Secili prej nesh është gjendur në udhëkryq për veten apo për të afërmit, për të kërkuar një shërbim shëndetësor që në vendin e tij nuk ofrohet e jashtë kushton miliona. Por për qeverinë tonë, shëndetësia falas është refreni i përsëritur.
Ndërsa ju ju kanë dëbuar, me paratë tuaja dhe me taksat e familjarëve tuaj, ministër pas ministri, deputet pas deputeti, kanë krijuar kështjella korrupsioni, të cilat tani kanë filluar tu shemben një nga një.
Ne sot nuk jemi këtu vetëm për tu thënë ato që ju i dini, por tu kërkojmë që bashkarisht të bëhemi një zë i fuqishëm për ndryshimim e Shqipërisë.
Shqipërisë nuk i mungon asgjë, përveçse i mungojnë politikat e denja dhe bijtë e saj në vendin e vet.
Për ne mërgata shqiptare ka një rëndësi jetike, e në programin tonë ne kemi parashtruar miratimik e politikave fiskale që stimulojnë investimet e shqiptarëve që duan të rikthehen në atdhe. Ne kemi parashokuar skema të lehtësimit të barrierave fiskale për të gjithë ata që duan të kthehen të jetojnë dhe investojnë në Shqipëri.
Mërgata shqiptare do ketë përfaqësimin e saj në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, pasi ne synojmë që deri në 50% të listave tonë të jenë të përfaqësuara nga ju, nga shqiptarët anembanë botës, të cilët tani kanë shansin të jenë vërtet ndryshuesit e historisë!
Shqipëria ka nevojë për ju! Shqipëria Bëhet vetëm me ju!
Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo
Shikoni galerine e fotove: