August 20, 2024
Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet' në marshimin e organizuar për vrasjen 42 vjeçarit Egli Proga në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe.
Në protestën e drejtuar nga 'Shqipëria Bëhet' ishin të pranishëm edhe motra e të ndjerit si dhe familjarë të tij. Protestuesit kërkuan drejtësi për Egli Progën, por dhe për rastet e tjera të cilat nuk janë trajtuar me drejtësi në vend.
Në marshim u shpalos dhe një banderolë e madhe ku shkruhej: Kundër gangove me pushtet, teksa marshimi vazhdoj drejt Kryeministrisë.
Shikoni galerine e fotove: