May 23, 2024

Saranda mirëpret lëvizjen ‘Shqipëria Bëhet’, qindra qytetarë bashkëbisedim me ekipin

Image BD

Të dielën e 19 majit Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ u ndal në një takim me banorët e qytetit të Sarandës dhe zonave përreth. Vetëm pak ditë më parë në këtë qytet, u arrit dhe finalizimi i procesit të firmave për Votën e Diasporës dhe HapjEn e Listave, duke mbledhur kështu 20 mijë nënshkrime që do të depozitohen në KQZ,  për tu dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë si nismë qytetare ligjvënëse.

Në nisje të takimit, bashkëthemeluesja  e Lëvizjes, Anica Papadhima u ndal tek emocionet e takimit në qytetin e saj të lindjes.

‘Në emër të ekipit ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj sot këtu. Prezenca juaj masive në çdo takim tonin e bën të qartë nevojën që vendi ka për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhet.  Nga ju ne marrim forcën  dhe frymëzimin për të sjellë ndryshimin e për ta bërë Shqipërinë një vend më demokratik. Ashtu si unë,  do ju ftoja të gjithëve të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi, i cili është i ndërtuar mbi baza të së drejtës, garës dhe bashkëpunimit.’’

Ndërsa ekonomistja Agustela Thoma në fjalën e saj, kishte një kërkesë për të gjithë skeptikët që shprehen se Shqipëria nuk bëhet.

‘Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ është plot emocion, plot vajza dhe djem të vërtetë. Kam punuar gjithë këta muaj me djem dhe vajza që kanë vendosur zemrën këtu, që besojnë fort në vlera dhe parime. Nuk ka qënë e lehtë të ngjallim shpresën e të bërit ndryshe nga çfarë është bërë në këto 33 vite.

Për të gjithë ata që thonë Shqipëria nuk bëhet kam një kërkesë:  Ju lutem të qëndrojnë pak kohë në heshtje duke lënë këtë shkëndijë shprese që është ndezur të vazhdojë rrugën e saj.  Ndërsa atyre që ju ka lindur besimi ju ftoj të na ndiqni e të bëheni pjesë e kësaj lëvizje... nëse jeni të pastër e me parime të forta, do e kuptoni që jeni bashkuar në vendin e duhur. Vetëm kështu , të bashkuar mund t’ia dalim.’

Për perfaqësuesin e Lëvizjes ‘Shqipëria Bëhet’ në Sarandë, Vasil Dajko një nga problematikat e mëdha është edhe mungesa e përfaqësimit të këtij qyteti.

Ne vijmë pas një fushate dy mujore të mbledhjes së 20 mijë firmave dhe pikërisht Saranda ishte qyteti ku u mbledh firma e 20.000-të.

20 mijë firma për dy nga shtyllat kryesore të ‘Shqipëria Bëhet’, për votën e diasporës edhe për hapjen e listave zgjedhore, për ato lista zgjedhore që Sarandës i ka munguar përfaqësimi.

Saranda sot nuk ka një deputet sarandiot, nga çdo lloj partie. Saranda nuk përfaqësohet, ju nuk përfaqësoheni, ne nuk përfaqësohemi dhe këto janë rregullat që ne imponojmë, edhe ne rregullat duam t’i ndryshojmë që të ketë kushte të barabarta loje për të gjitha komponentët, një garim të saktë, ku çdo i ri në këtë qytet të ketë të drejtë përfaqësimi, sepse Saranda është një qytet që ka djem dhe vajza me integritet, djem dhe vajza intelektuale, ka djem dhe vajza të apasionuar që të demokratizojnë këtë vend. Në 2025 ne do kemi lista të hapura. Ne në parlament do kemi zë dhe një deputet sarandiot, për këtë të jeni të sigurt.

Për avokatin Ervis Çela, pavarësisht pengesave , rruga e nisur nga Lëvizja do shkojë deri në fund nëse qytetarët bashkohen.

‘Nuk kanë qënë të paktë ata që në rrugën tonë na kanë thënë mos u mundoni, është rrugë e vështirë, nuk do ja dilni. Nuk do të ju lënë këta të mëdhënjtë, sepse këta kanë paratë, këta kanë krimin me vete. Çfarë thamë para 9 muajsh kur ne nisëm nismën për ndryshimet ligjore, për sa i përket Votës së Diasporës  dhe Listat e Hapura? Mos u mundoni na thanë! Do jetë shumë e vështirë që të ja dilni. A u frikësuam ne? A u tërhoqëm ne nga kjo shprehje e tyre që për të mbuluar paaftësinë e tyre dhe zullumet e tyre, që mundohen të na imponojnë dhe të na thonë që nuk i dilet kësaj pune.
Të gjithë ne ja dolëm, bashë me ju dhe sot kemi mbledhur 20.000 firma qytetarësh dhe kjo do shkojë për votim në parlament. Çfarë do të thotë kjo?
Kjo do të thotë që nëse ne bashkohemi, sigurisht që mund të ja dilet dhe sigurisht që Shqipëria mund të bëhet.’

Mesazhi i Gjeneral Dede Prenga ishte i qartë për klasën politike që ka udhëhequr deri tani Shqipërinë.

'Klasa politike aktuale, përmbi tre dekada po shkrin popullin shqiptar dhe po e detyron të largohet nga trojet e veta, për pasurimin e tyre. Kjo mund të ndryshojë dhe duhet të ndryshojë vetëm nëpërmjet nismave të tilla, që bëjnë që rinia shqiptare që ka marrë rrugët e mërgimit të rikthehet dhe të qëndrojë se Shqipëria dhe shqiptarët kanë traditë, kanë vlera të pazëvëndësueshme që na i njeh mbarë bota dhe këto vlera duhet t’i shfrytëzojmë.'

Për aktivisten e të drejtave të njeriut, bashkëthemeluesen e Lëvizjes, Edlira Çepani themeli i këtij procesi është demokratizimi i vendit.

Një nga gjërat kryesore që ne kemi vendosur të bëjmë është që nisjen e shtetit, ta bëjmë nga themelet. Sepse siç e dinë të gjithë, është shumë e rëndësishme për një ndërtesë, sado e lartë të jetë, të rëndësishme janë themelet. Secili prej nesh, secili prej jush këtu ka problematika nga më të ndryshmet; probleme me spitalet, me spitalet që nuk kanë ilaçe, nuk kanë çarçafë,nuk kanë shërbim, problem në arsim, problem në punë se po the një llaf më shumë të heqin nga puna, problem me pronat, problem me sigurinë, problem me faktin që të rinjtë po na ikin çdo ditë e më shumë. Por është e rëndësishme që këto probleme t’i zgjidhim nga themeli, dhe themeli është demokratizimi i vendit.

Katër pikat tona janë bazat e një shteti demokratik.

Por çfarë ndodh sot? Gjithë ata njerëz që punojnë në administratë janë të detyruar të bëjnë like, share, komente në facebook, edhe të shkojnë në takime të ndryshme se ndryshe i fluturojnë nga puna në sekondë. Gjithë ata njerëz që kanë biznese nëse marrin kurajo të thonë edhe një fjalë të vetme, u dërgojnë tatimet te dera menjëherë ditën tjetër. Por ne nuk jemi një popull sllav, as nuk kemi qënë as nuk do jemi. Prandaj kemi nisur këtë Levizje, se nuk duam që fëmijët tanë të jetojne të njëjtën situatë si ne. Ne nuk duam që fëmijët tanë të mësojnë të garojnë e pastaj aty sipër të shkojnë gjithmonë fëmijët e atyre të tjerëve. Ne duam që fëmijët tanë të mos e shohin të ardhmen e tyre në një vend të huaj ku nuk i njeh askush, po të rrinë këtu, në vendin e tyre. Ne e kemi nisur këtë Lëvizje sepse besojmë fort që demokratizimi i vendit, jo vetëm do të na mbajë këtu, jo vetëm do të krijojë një të ardhme më të sigurt për fëmijët tanë, por do të bëjë të kthehen dhe ata që nuk shohin këtu një shpresë.

Ndërsa Adriatik Lapaj kishte një mesazh të qartë për këdo që mund të ushtronte presion ndaj të gjithëve atyre që kishin zgjedhur të ishin present në tskim. Gjitashtu Lapaj  në fjalën e tij u shpreh se Shqipërinë deri më sot e kanë udhëhequr politikanë pa profesion.

‘Kjo që ne po bëjmë është një betejë e vështirë, është një betejë me ata që kanë 33 vite po vjedhin paratë publike, është një betejë me ata që siç po vërtetohet çdo dite janë në lidhje me krimin,  është një betejë me ata të cilët e kërcënojnëshqqiptarin e zakonshëm te buka e gojës,te pensioni i invaliditetit, e kërcënojnë te licensa e plazhit, e kërcënojnë përmes tatimeve, te biznesi i vet. Këto ditë në Sarandë qytetarët më kanë treguar se janë ndjerë të kërcënuar për të marrë pjesë në takime, apo për të treguar se e mbështesin njërin apo tjetrin dhe se e duan ndryshimin. Kjo duhet të marrë fund!

I drejtohem të gjithë atyre zyrtarëve sarandiatë, ose të importuar në Sarandë, të cilët guxojnë t’I prekin një qime flokur në biznesin apo aktivitetin e tyre, atyre që janë në këtë shesh, nuk do tu ndahem si Skëndërbeu turqve.

Kam refuzuar të bëhem palë me ata, që vjedhin shtëpinë e tyre, të bëhem palë me ata që vrasin ëndrrat e vendit të tyre.

Më thonë, e mo së të gjithë njësoj jeni, hipni në karrige e harroni nga vini, e kështu e ashtu. T’I marrim pak me radhë. Juve sot e 33 vite ju drejton një klasë politike pa profesion. Popo pa profesion. Ai që ka qënë president i vendit, kryeministër i vendit,ministër i jashtëm ministër ekonomie, kryetar parlamenti. E kam fjalën për Ilir Metën. Është njeri pa profesion zotëri.  Ka që 22 vjeç në parlament, po ta nxjerrësh në rrugë nuk di çfarë profesioni ka. Ai tjetri që është në Bashkinë Tiranë, është njeri pa profesion. Librezën e parë të punës e ka deputet në Gjirokastër. Librezën e dytë  të punës e ka ministër I punëve sociale. Librezën e tretë të punës e ka kryetar bashkie në Tiranë. Po po, njeri pa profesion. Po të marrësh atë tjetrin që është në qeveri, ka punuar 6 muaj pedagog, nga ajo ditë ministër i punëve të kota, e drejton Shqipërinë. Kjo është e vërteta.

Ne nuk shohim rezultate, si mund të kesh rezultate, demokraci dhe stafetë nga njerëz që lidhen pas karriges se nuk  kanë punë tjetër dhe më thonë mua do bëhesh njësoj.

Gjithashtu gjatë bashkëbisedimit të organizuar nga Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, një fermer nga Konispoli është ndalur tek problematikat e fermerëve.

‘Fermerët po vdesin cdo ditë e me keq, qeveria po na merr shpirtin. Kur erdhi e Edi Rama na premtoi naftën 600 lekë. Ku ështe nafta 600 leke? ne po na marin shpirtin, 0 rrugët e fushës, 0 kanalizimet, 0 subvensionimet’

Përfaqësuesit e ekipit në lidhje me fermeret u shprehën se të gjitha skemat që kanë funksionuar kanë qenë korruptive sepse skemat janë berë të atilla që nuk e cojnë paranë duke e degëzuar te fermeri i zakonshëm por e përqëndrojnë tek ata që kanë sipërfaqe të mëdha duke e lënë fermerin e zakonshem pa subvencionime.

Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo

Ndiqni aktivitetin në linkun më poshtë:

Shikoni galerine e fotove: