November 24, 2024

Pritje spektakolare, Durrësi mbështetje masive për 'Shqipëria Bëhet'

Image BD

Mijëra banorë të Durrësit janë afruar me Lëvizjen 'Shqipëria Bëhet', duke qenë pjesëmarrës në bashkëbisedimin e
zhvilluar me 24 nëntor në Pallatin e Sportit.
Gjatë takimit përfaqësuesit e ekipit ndanë disa pika të programit paraprak për zgjedhjet e 2025-sës, ndërsa i dhanë përgjigje dhe pyetjeve qytetare.

Avokatja Dorina Prethi në fjalën e saj ndau me qytetarët disa pika të programit për fëmijët dhe çiftet e reja.

1. Ne angazhohemi të jetësojmë programin "Fëmijët tanë" i cili parashikon që për çdo fëmijë nga lindja deri në 18 vjeç shteti do i paguaj për rritje 30 euro në muaj.

2. Ne angazhohemi të jetësojmë programin e strehimit për çiftet e reja që quhet "Shtëpia ime, atdheu im". Çdo çift i ri i punësuar, por me të ardhura të pamjaftueshme për të blerë shtëpi do të përfitoj kredi me interes fiks 1% për të blerë banesë deri 80 m2. Diferencën e paguan shteti. Çiftit për të marrë kredin nuk do i duhet asnjë pronë garanci. Garant del shteti shqiptar në favor të të cilit bllokohet prona deri ditën që shlyhet kredia.

Ndërsa ish ushtaraku i karrierës, me tre mastera shkencorë dhe doktoraturë në fushën e sigurisë Kombëtare, Ergys Llanaj rrëfeu arsyet përse ka hequr dorë nga karriera për të ju bashkuar ekipit të 'Shqipëria Bëhet'.
Duke u angazhuar për një ushtri dinjitoze , Llanaj theksoi:
“Buxheti aktual prej më pak se 2% për Forcat e Armatosura është i pamjaftueshëm për të ndërtuar një ushtri moderne dhe të mirëpajisur. Ne angazhohemi ta rrisim këtë shifër në 3%, duke synuar një ushtri të mekanizuar dhe të gatshme për çdo sfidë.”

Pikat e programit përfshijnë gjithashtu dhe:
• Luftë ndaj korrupsionit: Zyrtarët dhe oficerët e lidhur me krimin e organizuar do të dënohen me 25 vite burg, ndërsa pasuria e fituar padrejtësisht do të konfiskohet.
Llanaj gjithashtu premtoi se, nëse ekipi  vjen në pushtet, nuk do të ketë më “komisione korrupsioni” për karrierat e oficerëve, duke garantuar meritokracinë.

Ndërsa Redinela Beqiraj avokate dhe anëtare e Kryesisë e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, ka ndarë me qytetarët pjesë nga programi i saj për reformimin e drejtësisë dhe zgjidhjen e çështjeve të pronësisë, një nga sfidat më të mëdha për Durrësin dhe mbarë Shqipërinë.

“Drejtësia nuk është thjesht një ideal, por shtylla kryesore e një shoqërie të ndershme dhe një vendi të drejtë,” tha Beqiraj, duke nënvizuar rëndësinë e një angazhimi konkret për t’i dhënë fund problemeve të pronësisë dhe korrupsionit në këtë sektor.
Beqiraj theksoi gjithashtu se ligji për investimet strategjike do të pezullohet deri në përfundimin e procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave për ish-pronarët, duke eliminuar shpërdorimet dhe padrejtësitë që kanë ndodhur deri më sot.

Anëtari i kryesisë, inxhinieri Azmer Duleviç u ndal tek çmimi i lartë i energjisë elektrike, dhe ajo çfarë parashikon programi i 'Shqipëria Bëhet'.
: Ajo që ne do bëjmë është pikërisht kjo, rishikimi i çmimit të energjisë elektrike. Nuk do ketë asesi çmim më të lartë të energjisë sesa Kosova.
Gjithashtu do kemi faturimin çmim dite dhe çmim nate.

Nga ana tjetër Edona Haklaj, ka adresuar çështjet kryesore që shqetësojnë qytetarët e Durrësit dhe ka bërë thirrje për një ndryshim të domosdoshëm në menaxhimin e vendit.
Haklaj kritikoi ashpër administratën lokale të Durrësit për menaxhimin e buxhetit, duke përmendur rritjen e pagave të zyrtarëve të Bashkisë. “Vetëm disa ditë më parë, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, rriti pagën e saj me 56.7%, nga 1.85 milionë lekë në 2.9 milionë lekë në muaj, ndërsa për qytetarët e Durrësit nuk ka lekë!”

Ajo theksoi se qyteti përballet me mungesë fondesh për të rinjtë, pensionistët, studentët dhe familjet e reja, ndërsa 6.3 milionë euro të buxhetit të Bashkisë janë zhdukur, sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Gjithashtu, bashkia ka akumuluar 1.5 milionë euro detyrime të papaguara në vitin 2021.

Për pedagogun dhe avokatin Ervis Çela, mbrojtja e fëmijëve dhe arsimi janë emergjenca kombëtare që kërkojnë veprime të menjëhershme.

“Një 14-vjeçar, një jetë e shuar, një ëndërr e ndërprerë! Kush mban përgjegjësi?” ishte pyetja që nisi fjalimin.

Çela vuri në dukje mangësitë e sistemit aktual arsimor dhe mungesën e një mjedisi të sigurt për fëmijët. “Jemi shoqëri që kujdesemi për fëmijët tanë individualisht, por dështojmë të krijojmë një mjedis të sigurt dhe të barabartë për të gjithë,” u tha në fjalim.

Programi për ndryshim
Programi i paraqitur përmban masa konkrete për të transformuar arsimin dhe për të krijuar një sistem që garanton të ardhmen e brezit të ri:
• After school për të gjithë fëmijët: Ofrimi i mundësive të barabarta, pavarësisht gjendjes ekonomike të familjeve.
• Dyfishimi i pagave të mësuesve: Për të rritur dinjitetin dhe për të luftuar korrupsionin në arsim.
• Oficer sigurie në shkolla: Për të siguruar mjedise të sigurta për nxënësit.
• Komisariat dixhital: Për raportimin në kohë reale të problemeve me fëmijët.
• Bursa dhe stazhe të paguara për studentët: Për të nxitur zhvillimin profesional dhe për t’i lidhur me tregun e punës.
• Shkolla të specializuara për riedukim: Për ata që kanë nevojë për një rrugë të re edukimi dhe përfshirjeje.


Ndërsa kreu i Lëvizjes 'Adriatik Lapaj' përveçse ndau pikat kryesore të programit të 'Shqipëria Bëhet' kishte dhe një përgjigje për Kryeministrin Rama. Ky i fundit, gjatë takimit me shqiptarët në Londër, e cilësoi Lapajn si “Sudja që takon emigrantët në Europë dhe kërkon të bëjë Shqipërinë”.
Kush është Sudja që i ka marrë në qafë shqiptarët? Ti apo unë?
Unë, Adriatiku, që për nga mosha jam pikërisht sa djali yt, kam 14 vite në opozitë, shesh më shesh, qytet më qytet, rrugë më rrugë, shtet më shtet, pa ndalim, asnjëherë!

Unë do të mbahem mend si djali i dy prindërve të thjeshtë, që luftoi me mish e me shpirt për ta ndryshuar Shqipërinë, ndërsa ti, si Edi Rama do mbahesh mend, si padron i 200 hajdutëve!

Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo

Shikoni galerine e fotove: