October 28, 2024
Të dielën e 28 tetorit Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ u ndal në një takim me banorët e qytetit të Vlorës dhe zonave përreth.
Vasil Dajko
Të dashur qytetarë të Vlorës,
Faleminderit që sot po dëshmoni se jeni të hapur për ndryshimin! Faleminderit për mikpitjen ndaj ideve të reja!
Une jam Vasil Dajko, lindur, rritur dhe banues në Qarkun Vlorë. Jam ekonomist me mbi 10 vite përvojë në fushën e financës.
Gjatë punës time kam parë nga afër sfidat dhe vështirësitë që ndeshin qytetarët dhe bizneset.
Të bësh biznes në Shqipëri përballesh me një sër pasigurish të tilla si:
1. Problemi pronave të pazgjidhura nuk lejon zhvillim të qëndrueshëm;
2. Mos përfundimi procesit të legalizimeve mban peng vetëm në Qarkun e Vlorës mbi 200 milion euro kapital i cili nuk zhvillohet dot më tej. Nuk shitet dot. Nuk merr dot kredi. Nuk investohet dot për tu përmirësuar.
3. Ndryshimi i shpeshtë i ligjit fiskal nuk i lejon bizneset të bëjnë plane aftamesme dhe afatgjata zhvillimi.
Shembull: ligji për procedurat tatimore i vitit 2008 në 16 vitet e fundit është ndryshuar 22 herë. Çdo ministër financash që vjen e ndryshon. Si mundet te bej plan biznesi nje qytetar kur ligji i ndrrohet cdo 9 muaj?
4. Me shpejt te vijne tatimet se sa hap deren e biznesit te ri. 0 politika stimuluese per te rinjte qe hapin biznese.
5. Konkurence e pandershme nga bota e krimit dhe militantet e partive. Nese je me krimin apo militant qe ben vota tatinet bejne sikur nuk te shikojne, ndersa te qytetari zakonshem kontrollojne edhe mizat qe kalojne ne ajer.
Te gjitha keto, por jo vetem...kane krijuar frymen e ikjes. Largimit. Shpopullimit masiv. Kjo duhet te ndryshoje! Kjo mund te ndryshoje! Ne mund ta ndryshojme!
Them NE mund ta ndryshojme dhe jam i bindur per kete pasi qasja jone per mbeshtetjen tuaj nuk bazohet te me jep voten te te le te punosh ne te zeze. Ose me jep voten dhe vidh ujin apo dritat. Jo! Ai model e solli Shqiperine ne kete pike ku eshte.
Vizioni yne eshte i qarte. Nuk do paguajne disa per te gjithe, por do paguajme te gjithe nga pak!
Administrata do te ndahet nga politika. Me ligj punonjesit e tatimeve do ta kene ye ndaluar te shkojne te bzinesi vogel. Qytetaret do te terheqin kuponat tatimor dhe ne fund te cdo viti do ti depozitojne prane drejtorive tatimore duke marre pas deri ne 10% te vleres se TVSH-se.
Ne do te ndertojme nje shtet qe i perket gjenerates se re e qe nuk ka lidhje me Partin e Punes.
Sot jemi këtu për të dëgjuar mendimet tuaja, për të mësuar nga përvojat tuaja dhe për të ndarë vizionin tonë të përbashkët për një Shqipëri më të mirë. Ky nuk është vetëm një projekt i yni, por i gjithë shqiptarëve. Zëri juaj është pjesë e këtij rrugëtimi, dhe me mbështetjen tuaj, besojmë se Shqipëria Behet mund të jetë platforma që sjell ndryshimin e vërtetë.
Faleminderit për vëmendjen dhe përkushtimin tuaj. Pres me kënaqësi të bisedojmë më në detaje për çështjet që ju prekin ju dhe të ardhmen e përbashkët që dëshirojmë të ndërtojmë.
Greta Ambeli
Përshëndetje për ju nëna që jeni sot këtu me ne! Faleminderit!
Faleminderit që edhe pse jeni kaq shumë të lënduara se fëmijët ikin rrugëve të botës, ende gjeni forcë për të mos u dorëzuar!
Përshëndetje për ju baballarë e gjyshër që punuat e ndërtuat rrugët, shkollat, spitalet, portet e aeroportet e këtij vendi, por që kurrë nuk u vlerësuat e që ende gjeni fuqi të jepni besim!
Faleminderit që po na jepni dorën për të bërë këtë rrugëtim të ndryshimit dhe shpresës!
Përshëndetje ju të të rinj! Vajza, djem, bashkëmoshatar që po rezistoni e nuk po largoheni nga atdheu ynë! Faleminderit që na u bashkuat!
Unë ndjej peshën e përgjegjësisë që më merr frymën tek sa sot jam këtu para jush për t'iu kërkuar besimin tuaj!
E kërkoj besimin e vlonjatëve në emër të ekipit tonë për të çarë sistemin e pengmarrjes 34 vjeçare që e zbrazi Vlorën dhe krejt Shqipërinë nga rinia.
E kërkoj besimin tuaj në emër të shpresës që nuk vdes për të sjellë në vatrat tona begatin e shumëprityr ndër breza!
E kërkoj besimin tuaj si shenjë beslidhje për të sjellë në fuqi një model të ri politik që bazohet te debati i ideve dhe jo te balta, që bazohet te vlerat dhe jo forca e krimit, që bazohet te merita dhe jo te miku, shoku, paraja.
Unë e di që jeni shumë të zhgënjyer! Dhe u jap të drejtë!
E di që jeni të përmallur për fëmijët dhe të afërmit!
E di që qeverinë aktuale pikërisht ju Vlora e besuat shumë. E di që e keni dhe krenarinë dhe egon e fortë të Vlonjatit për të bërë pas, por si nënë, si vajzë si e re që ka vendosur të rrijë këtu në Shqipëri, si një studente e shkëlqyer dikur që se pati as mikun e prindin me pozitë ju kërkoj të gjejmë forcën për të mos u dorëzuar.
Është një kohë e artë. Një mundësi e artë që të mbyllim tranzicionin dhe të sjellim në pushtet një brez të ri, brezin që e ka vizionin nga vlerat europiane.
Dorina Prethi
Kjo rruge qe kemi nisur eshte nje shteg qe nisi nga nje dore njerezish, por sot po behet autostrade ku populli shqiptar te ece masivisht.
Dhe ky ndryshim nuk mund te vije pa pjesemarrjen masive te popullit vlonjat, pa forcen e vullnetit e te rinjve tuaj.
Eshte koha qe ne te mos votojme me me tifozeri, por me strategji.
Ju jeni deshimtar te kapjes se shtetit. Eshte fakt qe ligjet behen me porosi te oligarkise qe ka kapur vendin.
Ne nuk jemi sot ketu per te thene na votoni ne se jemi me te mire se ata. Jo! Ne jemi ketu per te kerkuar bashkim te madh per demokratizimin e vendit. Ne e vendosim theksin te kuadri ligjor i cili dukshem i sherben nje pakice qe e ka marre peng Shqiperine. Ne kerkojme bashkim per te shembur oligarkine.
Ju vlonjatet duhet t'i kerkoni llogari e ta ndeshkoni si askush tjeter ate qe u be Kryeminister kryesisht fale mbeshtetjes tuaj masive. Ai e genjeu Vloren dhe gjithe Shqiperine.
Le t'i marrim me radhe:
1. Ai premtoi ndarjen e shtetit nga partia. Me thoni ju mua vendet e punes ne shtet sot merren me merite? A e fiton dot vendin e punes ne shtet pa dhene pelqimin partia? Po apo jo?
2. Ai premtoi uje te pijshem 24 ore ne cezmat e Vlores.
A keni uje 24 ore? Po apo jo?
A pihet uji qe vjen ne cezmat tuaja? Po apo jo?
3. Ai premtoi ndertimin e landfillit te Sherishtes.
A e ka ndertuar? Po apo jo?
Ai tha qe plehrat nuk do te digjen me.
E mbajti ai fjalen? Po apo jo?
4. Ai tha do u rris pensionet?
I ka rritur? Po apo jo?
5. Ai tha shendetesia do te jete falas?
A mund te shkoni ju e te merrni trajtim mjekesor ne spital pa paguar rryshfet? A eshte falas?
I dha ky vend Edi Rames 12 vite pushtet ne qeveri. Nuk ka me kohe per ta. Eshte koha per 1 brez te ri. Eshte koha te na mbeshtesni sepse nese thyhet dhe brezi jone, nje vale e re emigrantesh do te nis e ky vend do te kthehet ne nje azil te madh.
Etleva Merko
Përshëndetje dhe faleminderit që sot vendosët të jeni pjesë e këtij bashkëbisedimi .Unë quhem Etleva Merko dhe me profesion jam mësuese. Prej 18 vitesh gjatë ushtrimit të profesionit si mësuese në sistemin arsimor parauniversitar jam munduar të përmbush me profesionalizëm misionin që një mësues ka, në përçimin e dijes, edukimit, vlerave shoqërore dhe morale të brezave të cilat nesër do të kenë në dorë fatet e vendit.
Në Shqipëri sot buxheti për arsimin është sa 2,8 % i Prodhimit të Brendshëm Bruto. Niveli më i ulët në rajon.
Nërkohë Kosova kryeson me 4.6 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndjekur nga Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pra, jemi vendi që harxhon më pak para për fëmijët se të gjitha vendet e rajonit.
Po nëse nuk i harxhojmë paratë e buxhetit për fëmijët për çfarë gjë më të rëndësishme i përdorim? Për fasada? Për avion personal? Për kopshte të varura? Për zyra? Për çfarë?
Le të vijmë në Vlorë. Sot në Universitetin e Vlorës kemi një numër të ulët të studentëve dhe degë të cilat nga viti në vit rrezikojnë të mbyllen.
Investimi në arsim është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e kapitalit human dhe konsiderohet me të drejtë motori i zhvillimit në ekonominë botërore.
Miq, vellezer, motra, prinder nuk ka me kohe! Me besoni nuk ka me kohe! Po ju lexoj te dhenat e ketij viti per deget e universitetit te Tiranes per te kuptuar se nuk ka me kohe.
Per degen fizike ne universitet ne vitin 2018 ishin regjistruar 58 student. Ne vitin 2024 vetem 10.
Per degen kimi ne vitin 2018 ishin 241 student. Ne vitin 2024 jane vetem 44.
Per degen matematike ne vitin 2018 ishin 187 student. Ne vitin 2024 jane vetem 47.
Per 4-5 vite ne shkollat tona nuk do te kete me mesues fizike, matematike, kimie, historie, gjeografie.
Sa më sipër ne angazhohemi për masa urgjente në këtë drejtim. Nëse na besoni drwjtimin e shtetit buxheti për arsimin do të shkojë në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në dy vitet e para të mandatit dhe në 7% në vitin e 4-ët të mandatit të parë.
Shkollat do të jenë dhe me passhkollor duke lehtësuar familjet nga sikleti se ku ti lënë fëmijët gjatë ditës.
Rrogat e mësuesve do të rriten për 4 vite mesatarisht me + 500 euro për secilin pozicion.
Ne synojmë që çdo qytetar i vendit tonë të jetë i mirëarsimuar, i mirëpaguar dhe i pavarur. Një edukim i mirë çrrënjos varfërinë.
Sot Ju keni një alternativë politike dhe kjo është SHQIPËRIA BËHET!
Edona Haklaj
Mirëmbrëma Vlora E Flamurit!
Unë jam Edona Haklaj, me profesion gazetare, dhe si bijë e Malësisë së Gjakovës, e skajit verilindor të Shqipërisë, për mua është nder dhe privilegj që sot të jem në zemrën e Vlorës Historike, pranë dhe përballë qytetarëve vlonjatë.
E kam nisur angazhimin tim publik që në moshën 19 vjeçare, në media dhe aktivizëm, ku kam pasur shpesh rastin të reagoj për çështje me rëndësi kombëtare, të flas e të takoj qindra qytetarë, por në asnjërën herë emocioni dhe përgjegjësia nuk ka qenë kaq e madhe sa në angazhimin tim politik përgjatë këtij viti, angazhim ky jo vetëm i fytyrave të reja, por i ideve të reja, parimeve dhe vlerave. Po sepse politika mbi të gjitha duhet të ketë parime dhe vlera!
Përgjatë vetëm një viti, që nga shtatori i vitit të kaluar, me këtë ekip të cilin po e njihni dhe nga afër sot, numërojmë 2 projektligje të depozituara në Parlamentin Shqiptar, për Listat e Hapura dhe Votën e Diasporës, mbi tre muaj angazhim të përditshëm në terren në çdo cep të Shqipërisë, për të finalizuar procesin e 21 mijë firmave qytetare për të drejtën e votës së shtetasve shqiptarë jashtë vendit (betejë kjo e cila falë firmave tuaja këtu tashmë është realitet), një kallëzim penal në SPAK për zinxhirin drejtues të Min Shëndetësise dhe QSUT, padi në Gjykatën Kushtetuese për Kodin e ri zgjedhor me lista të mbyllura, duke kërkuar hapjen 100% të tyre, si dhe dhjetëra kallëzime e denoncime për vjedhjet publike që i janë bere secilit prej jush e secili prej nesh, nga ata që pak nga pak po na vjedhin dhe jetën.
Përgjatë këtij viti, gjithashtu kemi takuar mijëra qytetarë e mbështetës brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Pa përmendur protesta, denoncime e reagime të herëpashershme, për çështje me rëndësi jetike si çmimet stratosferike me të cilat përballemi çdo ditë.
Gjithë këtë rrugëtim tonin shumë prej jush nuk keni pasur mundësinë t'a ndiqni as në ekranet shqiptare, e mbase shumë prej nesh as nuk i keni hasur shpesh apo fare në media, jo sepse ne nuk jemi aktiv e nuk përbëjmë lajm, por sepse ne nuk jemi opozita telepolitike që paguajmë hapësirë televizive për të na transmetuar e as ajo që blihemi me leje ndërtimi. Takimet tona, të financuara deri në këtë moment që flasim vetëm nga qytetarët shqiptarë, pa autobusë e pa detyrime pjesëmarrje, ku thuhet realiteti i hidhur shqiptar e që janë shpresa e re që kanë lindur në këtë vend, qartazi nuk janë në interes të atyre që prej 34 vitesh kanë pronësuar tashmë çdo hapësirë të mundshme, e do bëjnë të pamundurën që në sytë tuaj ne të mos ekzistojmë. Ama, ata nuk ja kanë dalë dhe nuk do ja dalin dot! Çdo ekran që fiket, do jetë për ne një arsye më shumë, për të ardhur vet tek ju.
Përtej çdo përpjekje të dështuar, ata e dinë që nuk ka forcë më të madhe se populli kur bashkohet dhe uraganin qytetar nuk do ketë fuqi e pushtet që do e ndalë kësaj here.
Dhe historia do jetë gjykatësi më i mirë i secilit prej nesh që i ka vendosur fytyrën dhe jetën këtij rrugëtimi.
Duke ju ftuar të na bashkoheni, e të na mbështesni për të qenë së bashku vendimtarët në këtë moment kyç për historinë e vendit, për të gjithë ata që thonë që Shqipëria nuk bëhet, dua ta mbyll me një shprehje të Ukshin Hotit:
Shqipërinë e pa bërë, bëje Shqipëri të bërë , bëje ose vdis.
Faleminderit!
Adriatik Lapaj
E para, një duartrokitje për Vlorën. Faleminderit nga zemra. Nuk rri dot pa e thënë, po e them tani. Dorina është një vajzë e jashtëzakonshme dhe jam i bindur që edhe ju sot mendoni njësoj. Është një nënë e tre fëmijëve dhe ndërkohë po pret të katërtin dhe po vjen. Lufton për një kauzë të drejtë, që ta bëjmë për fëmijët tanë. Në fakt, unë sot do të flas më qetë se ç’jam mësuar, për dy arsye. E para, sepse jam në Vlorë dhe ju flisni vetë fort. E dyta, sepse mes jush kam sot tim atë, i cili sa herë mbaroj më thotë: Mos bërtit. Unë jam shumë i emocionuar këtu sot, sepse çdo njeri mund t’i bjerë botës kryq e tërthorë, mund të shkojë në çdo cep, mund të arrijë postet më të larta, por lidhja me vendin e origjinës është e pazëvendësueshme, ndaj jam në Vlorën time sot. Sot do t'ju flas modestisht për programin tonë.
Sigurisht që ju e dini gjendjen e Shqipërisë. Ju e dini që u kanë ikur fëmijët, sepse nuk i keni në shtëpi në darkë. Ju e dini gjendjen e pensioneve tuaja, se i merrni muaj për muaj dhe nuk shtyni dot muajin. Ju e dini gjendjen e spitaleve sepse thonë “Shëndetësi Falas”, por nis pagesa që aty, tek trau kur hyn, me rryshfet. Ju i dini të gjitha, edhe fasadën e dini. Nuk ka njeri që nuk e di, as në diasporë nuk ka njeri që nuk e di, sepse flasin me ju. U kërkojnë para, u kërkojnë dokumente që fëmijët t’i kenë sapo mbushin 18 vjeç. U kërkojnë ilaçe sepse këtu janë niseshte. Ju i dini të gjitha këto, por sot do flasim për shpresën, si mund të ndryshojë, si mund ta bëjmë, sepse po, është e bëshme.
Së pari, do flas për gjyshërit sepse shoh që kanë ardhur masivisht sot këtu, për pensionet tuaja. Më thoni ju mua, si ka mundësi që ka lekë kjo republikë për 15 mijë euro për të fluturuar Edi Rama me avionë personalë dhe nuk ka lekë për gjyshërit tanë? Si ka mundësi që kjo republikë ka para që të ndërtojë një kopsht të varur prej 5 milionë eurosh tek Kryeministria, por nuk ka para që t’u shtohet sado pak pensioni prindërve tanë, gjyshërve tanë, që kanë ndërtuar rrugët e këtij vendi, shkollat e këtij vendi, spitalet, hidrocentralet, ku ende shihet puna juaj? Si ka mundësi që në Greqinë tonë këtu, mesatarja e një kilometri autostradë kushton 6,7 milionë euro, ndërkohë në Shqipërinë tonë të varfër kushton 20 milionë euro dhe ndërkohë nuk ka lekë për gjyshërit? Po çfarë do të bëjmë ne për gjyshërit e vendit?
Një, pension në fshat nën 200 euro nuk do të ketë më në këtë republikë. Pikë. Mbaroi. Nuk i lëmë dot prindërit të hiqen zvarrë. Nëse nuk ka lekë, do të ketë më pak avionë, nëse s’ka lekë, do të ketë më pak kilometra autostradë. Prindërit do t’i lëmë të jetojnë me dinjitet. Për pensionet në qytet, nëse një ditë do ta kem unë pushtetin, fiksojeni mirë: pensioni juaj do të rritet me 100 euro për katër vitet e para, që do të thotë, nëse e ke 300 do të bëhet 400, nëse e ke 200 do të shkojë minimalisht 300. Kjo do të thotë që do të rritet me 25 euro në vit minimalisht. Po pse i them këto, do thoni ju? Ku i gjen lekët, mor bir? Lekët janë tek kontrabanda e naftës që e bëjnë tre vetë në Shqipëri. Sot, republika jonë konsumon 650 mijë tonë naftë të deklaruara, ndërkohë që republika e Kosovës deklaron 700 mijë tonë të deklaruara. Do thoni ju, po ku është problemi? Ua them unë. Ne kemi të paktën 1.2 milionë banorë më shumë se republika e Kosovës. Ata kanë 400 mijë makina, ne kemi 800 mijë makina, që do të thotë 400 mijë më shumë. Ata kanë zero mjete detare, ndërsa ne kemi disa mijëra për shkak të fluksit të turizmit. Në aeroportin e Rinasit kemi një fluks që shkon nga 8 deri në 10 herë më shumë se numri i fluturimeve në Kosovë. Ne kemi tre herë më shumë tokë bujqësore sesa ata, që do të thotë që harxhojmë më shumë karburant. Ne kemi 10 deri në 13 herë më shumë fluks turistësh sesa Kosova. Atëherë si ka mundësi që ne konsumojmë 50 mijë tonë më pak? Sepse hyn kontrabandë.
Sepse hyn kontrabandë dhe në një republikë si kjo e jona minimalisht konsumohen 1,2 deri në 1,3 milionë tonë naftë. Kjo do të thotë se ne na vijnë kontrabandë nga kjo pakicë e pangopur 550 mijë tonë. Do të thoni ju, ku hyn kjo tek pensionet? Sepse për çdo litër kontrabandë, këta i fusin lekët në xhepin e tyre. Të paktën 1 euro për litër është ngarkesa fiskale që shteti duhet të marrë. 550 mijë tonë herë 1 euro për litër shkon në 550 milionë euro, që vidhen vetëm nga sektori i hidrokarbureve, me të cilat do të mund të rriteshin pensionet e të gjithë pensionistëve në qytet me të paktën 100 euro.
Pagesa e invaliditetit do të bëhej minimalisht 200 euro, ndërkohë do të paguheshin edhe kujdestarët që kujdesen për këta persona. Me këto para do të mund të rriteshin edhe pagat e mësuesve. Do të rriteshin në 4 vite me minimalisht 500 deri në 700 euro nga ç’i kanë. Do të mund të rriteshin rrogat e 500 mjekëve me minimalisht 700 euro në muaj. Do të mund të rriteshin rrogat e 10 mijë e 500 policëve minimalisht me 700 euro në muaj dhe do të mund të rriteshin rrogat e ushtarakëve nga 500 deri në 600 euro në muaj. Sepse të gjitha këto 550 milionë euro, që sot shkojnë në pak duar, janë para të munguara në xhepat tuaj. Ndaj gjyshërit e këtij vendi, ndaj të cilëve u tallën edhe me rritjen e fundit, po u dhatë besim atyre, në besimin që ju u dhatë për mungesën e ilaçeve në spitale, në shkollat e zbrazura nga fëmijët, në fshatra ku në konakët e shtëpive nuk dëgjohen më të qara fëmijësh, në emigrantë që ikin me gomone në Angli, ju lutem mos na lini peng të tyre, na jepni mundësinë, një brezi të ri që s’ka lidhje me komunizmin, ta ndryshojë Shqipërinë, ta bëjë Shqipërinë.
Përveç gjyshërve, sot do flas për të rinjtë, për çiftet e reja. Çiftet e reja që me punë të ndershme në këtë vend u duhen 3 jetë për të blerë një shtëpi. Në programin tonë ka një pikë që ne e quajmë me shumë krenari “Shtëpia ime, Atdheu im”. Shteti shqiptar është në një krizë të madhe martesash dhe lindjesh. E kemi nisur në vitin 1991 me 85 mijë lindje në vit, jemi sot në 2024-ën me 23 mijë. Po shfarosemi, kjo duhet të marrë fund. Në vitin 1991 ishin 38 mijë numri i martesave, që krijonin çerdhet e tyre, gumëzhinin shtëpitë, lagjet. Sot ka rënë në 18 mijë martesa, duke rënë çdo vit me 1500-2000 martesa. Ndaj, nëse ne e kemi buxhetin në dorë, do ta çojmë tek fëmijët tuaj, tek rinia, tek e ardhmja. Por si?
Do t’i bëjmë që të blejnë shtëpi. Shteti shqiptar, me programin tonë për çiftet që martohen për herë të parë, do t’ju garantojë blerjen e një apartamenti deri në 80 metra katrorë, me kredi nga shteti me interesa fikse 1%, simbolikë. Kjo do të thotë që një vajzë dhe një djalë që martohen do të mund të marrin një kredi në bankë pa pasur nevojën për garanci pasurore. Ata do të detyrohen të kthejnë vetëm lekët e marra nga banka, plus interesin me 1%. Diferencën do ta paguajë buxheti i Republikës së Shqipërisë. Jo para më për fasada, jo para më për konferenca, jo para më për palma e pisha që mbillen në hyrje të Tiranës dhe shkulen çdo tre vjet. Para për pensionistët, para për fëmijët tuaj, që ky vend të fillojë të gumëzhijë çdo vit nga fëmijët.
Çfarë do të bëjmë tjetër për çiftet e reja? Po ju jap një statistikë të dhimbshme. Si pasojë e ushqimit të keq në këto 30 vite, ka rënë lindshmëria. Një në tre çifte ka probleme me lindshmërinë. Edhe pse nuk e thonë nga turpi, shkojnë aty dhe paguajnë miliona lekë. Do t’i japim fund kësaj gjëje. Do të krijojmë në SUT Qendrën Kombëtare të Fertilitetit, ku të gjitha çiftet e reja që kanë probleme me shtimin, shteti shqiptar do të garantojë që të paktën kur ka 1% shans, ta provojnë që të bëhen me fëmijë, pa u dashur të paguajnë miliona lekë në spitalet private.
Po çfarë do të bëjmë tjetër për familjet tona? Për familjet tona, do t’i çojmë paratë tek fëmijët tanë. Çdo shqiptar që lind në spital do të pajiset me një numër, i cili në Amerikë quhet Social Security Number, dhe ne do ta sjellim si koncept në vendin tonë. Ky individ, Adriatik Lapaj, është baraz me këtë numër dhe mbi bazën e këtij numri do të emetohet një kartë e posaçme për këtë fëmijë. Kjo kartë, nga momenti që ai lind deri sa të bëjë 18 vjeç, do të rimbursohet nga shteti shqiptar me 30 euro në muaj për t’u rritur. Kjo do të thotë që këto para nuk i japim që dikush t’i përdorë ndryshe, por në kartë do të jenë të listuara produktet që mund të blihen: qumësht, vezë, oriz, fruta, perime, veshje. Do të jenë ekspertët që e përcaktojnë këtë. Me ato para mund të blihen vetëm gjërat që vlejnë për rritjen e fëmijës. Do të jetë e detyrueshme që ato të harxhohen brenda muajit, pra karta zerohet në fund të muajit dhe rimbushet sërish në fillim, më 1 të muajit tjetër. Qëllimi nuk është të marrim para dhe t’i vendosim mënjanë; qëllimi është të japim para për të rritur mirë fëmijët e këtij vendi. Fut kreditimin e shtëpisë, ndihmën për fëmijë, që Shqipëria të shihet si një alternativë për të jetuar.
Këtu nuk po flas për bujqit, sepse nuk jemi në një zonë kryesisht bujqësore, por do të ndalem tek peshkimi. Çfarë do të bëjmë për peshkimin? Do të sjellim një skemë që do të zerojë skemat e mëparshme që çojnë paratë e dihet vetë se ku. E dini ju që një njeri në krah të Edi Ramës sot ka nja 200 anije, ndërkohë që peshkatarët vijojnë sot vërdallë. Edhe del e na bën humor ai. Skema që do të sjellim është pagesa për kilogram. Je peshkatar, ke kapur 10 kilogramë sardele herë 1 mijë lekë që është harta e referencave, do të marrësh 10 mijë lekë. Kjo vlen për të gjitha kategoritë e peshkut. E njëjta gjë do të jetë edhe për prodhimin e djathit: do të rimbursohesh. Edhe në bujqësi, prodhove 100 kg portokalle, do të rimbursohesh për 100 kg portokalle. Përmes kësaj skeme duam që edhe paratë që hidhen nga BE të mos shkojnë në 5 duar, por të vijnë tek familjet tuaja, fermat tuaja, stallat tuaja, që të ndryshojë ky vend.
Për arsimin do të bëjmë një rikonceptualizim të arsimit në tërësi. Në Republikën e Shqipërisë, unë e shoh dhe e ndiej. I çojnë fëmijët në orën 8 në shkollë dhe nxitojnë sepse duhet të jenë edhe në punë, edhe në shkollë në atë orë. Si t’ia bëjnë? Ndërkohë, në orën 1 duhet t’i marrin, po puna nuk mbaron në orën 1. Ndërkohë, shohim gjyshërit pranë shkollave sepse kanë merak të shkretët; janë kthyer gjyshërit në transportues fëmijësh. Do të sjellim modelin e vendeve nordike, mos të më thotë njeri që nuk bëhen këto sepse, sa kohë i kanë bërë të tjerët, bëhen edhe këtu. Shkolla do të nisë në orën 8 dhe do të përfundojë në orën 1, dhe kjo është me detyrim. Ndërkohë, nga ora 1 deri në 5 mund t’i lënë në pas-shkollor. Pagesa për ushqim do të mbulohet nga shteti për fëmijët e dëshmorëve të atdheut, fëmijët me probleme fizike ose që kanë prindërit me aftësi të kufizuara, pra ato kategori që mbulon ligji. Pjesa tjetër për ushqimin duhet të bëjë pagesën. Ndërkohë, pas-shkollori do të jetë falas. Do të angazhohemi që prindërve t’u hiqet meraku që fëmija të jetë në orën 8 në shkollë dhe ai në orën 8 në administratë. Do ta rregullojmë që shkolla të nisë në orën 8 dhe administrata pak më vonë dhe të përfundojë pak më shpejt, që të kenë hapësirë që t’i çojnë dhe t’i marrin. Do ta bëjmë si në vendet normale.
Kjo histori që e shkatërrojnë shtetin që çdokush të shkojë tek privatët, ne nuk jemi kundër privatit, do ta mbështesim fuqishëm, por nuk mund ta zhbëjmë shtetin në favor të 5 njerëzve që duan të bëjnë para. Ke para, do ta mbash në privat, po shko. Unë nuk jam kundër të pasurve, nuk jam kundër Singaporit që kanë nga 112 deri në 120 mijë dollarë të ardhura. Unë jam që të punojmë që të gjithë të pasurohen. Por nuk mund të punojë një republikë që të pasurohen 5 veta; kjo duhet të marrë fund.
Këtu në Vlorë ka investime, sigurisht ka përmirësime, por a mjaftojnë? Ky qytet i bukur pa njerëz nuk ka asnjë vlerë. Sheshe të shtruara pa popull nuk kanë asnjë vlerë, vizioni ynë janë fabrikat, punishtet, bizneset, që njerëzit të kenë mundësinë të punojnë, të shëndoshen. Sepse kjo qasja që kanë 34 vite të lënë shqiptarin deri në skamje dhe dhëmbë në gojë, që të mund t’i marrin atij pleshti dhjamin, unë e refuzoj me neveri. Na duhet një republikë ku pasurojmë popullin.
Pse jam shumë krenar para jush? Kam një vit e gjysmë që vij anë e mbanë botës. Sa nga ju i takuam këtu kur mblidhnim firmat për diasporën. "Nuk do e bëni", na thoshin. Ja, e bëmë. Këta u kanë hyrë në hak; harrami nuk bëhet hallall.
Si ka mundësi që fëmijët tuaj, kudo që kanë shkuar, ia kanë dalë? Vetëm në Firence, ku kam shkuar, kam gjetur pafund vlonjatë që, kur kishin shkuar, kishin kaluar me gomone. Ndërkohë, vlonjatët e Firences kishin 18 mijë vende pune ku punësoheshin vlonjatë, italianë dhe të tjerë. Bëhet patjetër, por duhet të mos jesh hajdut. Ne vijmë me krenari sepse nuk kemi ardhur t’ju themi: këtë vajzën këtu do e bëjmë ministre. Votoni kë të doni, por jo këta përsëri sepse e kanë qelbur. Sillni risinë, jepini një shans vetes. Ne mund të dalim dhe më të këqij se këta, por mund të jemi edhe zgjidhja. Me këta e keni të sigurt që kështu do vazhdoni. 34 vite që vidheni, shtypeni, emigroni.
Ndoshta kjo është e duhura. Nëse ne dalim si këta, e keni më të thjeshtë. Unë nuk kam 34 vite biznes me këta; mua më merrni për leckash dhe më hidhni tutje po u bëra si këta. Unë duhet të punoj 100 fish më shumë se këta që ta justifikoj këtë. Do dëgjoni këta matrapazët që vijnë vërdallë e që ecin me atë mendjen: "Punësomë, që të marr një rrogë në shtet." Si more qerrata, do të marrësh një rrogë në shtet duke ndenjur në shtëpi? Ajo rroga që merr ti janë para të munguarat tek pensionet, ilaçet e leukemisë, shkollat tona. Si more qerrata merr rrogë qyl dhe do të rrish?
Këta matrapazët që marrin rroga qyl dhe vijnë e vërtiten, i thonë popullit: "Hë mo, se dhe këta si ata do bëhen. Të paktën të mbajmë këta që kemi." Do vijnë këta dhe do na vjedhin më keq se këta? Jo more, dmth ai që të shtyp, të vjedh, të përdhunon, do ta mbash me frikën se ne mos bëhemi si këta? Kështu matrapazët u thonë edhe këtë: "Nuk ka vlerë vota, votojnë këta, por numërojmë ne." Por nëse s'ka vlerë vota, pse i kërcënojnë këta për vendin e punës? Po s’ka vlerë vota, përse i kërcënojnë bizneset që vijnë dhe më thonë njerëzit: "Nuk dalim dot hapur, por jemi me ty." Ndaj, forca! Kurajo! Vota ka vlerë! Bashkohuni! Shkoni në familjet tuaja, në lagjet tuaja, në krushqitë tuaja! Ta bëjmë ndryshimin, forca Vlora! Ju lutem, mos na lini vetëm! Forca Vlora! Forca Shqipëria! Ta çajmë sistemin e bandave!
Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo
Shikoni galerine e fotove: