Platforma zyrtare e 'Shqipëria Bëhet', që synon të angazhojë individë të përkushtuar dhe me vizion, për të ndërtuar një Shqipëri më të mirë. Apliko për t’u bërë pjesë e ndryshimit dhe për të kandiduar në zgjedhjet e 2025.
Shqipëria Bëhet me ty!
*Theksojmë se gjatë këtij procesi, Lëvizja "Shqipëria Bëhet" do të përzgjedhë deri në 20% të kandidatëve që do të përfshihen në listën për zgjedhjet e vitit 2025. Të gjitha kandidaturat e përzgjedhura, që vijnë nga diaspora, do të përfshihen gjithashtu në kuotat e përcaktuara për diasporën. Të gjithë kandidatët duhet të jenë në përputhje të plotë me kushtet e përcaktuara në ligjin Nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike", duke siguruar që çdo person i përzgjedhur të përfaqësojë me integritet dhe paanshmëri interesat e qytetarëve.