November 11, 2024

Elbasani mbështetje masive për 'Shqipëria Bëhet'

Image BD

Në një bashkëbisedim të mbajtur në Elbasan, u përcollën mesazhe të fuqishme për një Shqipëri më të drejtë, më të arsimuar dhe më të dinjitetshme.
Takimi nisi me fjalën e inxhinieres software, Najada Kambo, e cila prezantoi vizionin e 'Shqipëria Bëhet' për transformimin e arsimit në Shqipëri.

Kambo theksoi se arsimi është baza për zgjidhjen e të gjitha sfidave shtetërore, duke propozuar rritjen e buxhetit për arsimin, dyfishimin e pagave të mësuesve dhe shkolla me orar të zgjatur për të ndjekur modelet më të suksesshme ndërkombëtare.

Kambo zbuloi pika të programit për zgjedhjen e drejtorëve të shkollave nga prindërit, krijimin e dy zonave të lira ekonomike për inovacion dhe investime të mëdha në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, për ta kthyer Shqipërinë në një qendër të ekselencës.

“Ne kërkojmë besimin tuaj për ta bërë arsimin prioritet dhe për t’i dhënë një të ardhme të sigurt fëmijëve tanë,” përfundoi Kambo.

Avokatja Redinela Beqiraj prezantoi vizionin e Lëvizjes Shqipëria Bëhet, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të një shteti të së drejtës dhe ndarjes përfundimtare të institucioneve nga politika.

“Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të kulturës së mosrespektimit të ligjit dhe dominimit të partive mbi shtetin. Ne synojmë një shtet ku ligji të jetë baza për drejtësi dhe zhvillim,” tha Beqiraj.

Propozimet përfshijnë ndarjen e administratës dhe Policisë së Shtetit nga politika, shpalljen e korrupsionit të zyrtarëve të lartë si tradhti kombëtare dhe miratimin e ligjit për referendume, për t’i dhënë qytetarëve pushtetin e tyre të drejtpërdrejtë.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë, Elton Laska bëri thirrje për ndryshim, duke theksuar problemet që kanë goditur qytetin e Elbasanit, një herë vatra e arsimit, e sot në mëshirë të krimit dhe korrupsionit.

“Elbasani, qyteti i Normales dhe Universitetit që ndriçoi shqiptarët nga Saranda në Mitrovicë, është kthyer në një simbol të degradimit të shkaktuar nga politika që mbështetet te krimi e jo te qytetarët.

Laska kritikoi klasën politike të këtyre 34 viteve dhe bëri thirrje për mbështetje në luftën për çlirimin e qytetit nga krimi dhe korrupsioni. “Elbasani është shembulli më i qartë se me krim nuk ka zhvillim, por vetëm mjerim. Ndryshimi duhet të vijë nga qytetarët, jo nga bandat.”

Ndërsa Erjon Selmani, inxhinier mekanik dhe doktor i shkencave, ndau shqetësimet për situatën e rënduar në qytetin e Elbasanit dhe ofroi zgjidhje konkrete për sfidat kryesore, si ndotja, papunësia dhe eksodi masiv i të rinjve.

“Dilema ime është e njëjtë me atë të çdo prindi: t’i përgatisim fëmijët për të jetuar jashtë, apo të luftojmë që të kenë një të ardhme këtu?” tha Selmani, duke kritikuar politikat që kanë braktisur qytetarët dhe ekonominë shqiptare.

Zgjidhjet e propozuara përfshijnë:
1. Luftë kundër ndotjes:
2. Papunësia:
3. Ulje të kostove jetësore:
4. Zhvillimi i turizmit vjetor:

“Mos harroni, ata ikin vetëm nëse ju ndërprisni kontratën me ta. Bashkë mund ta ndërtojmë një Shqipëri ku fëmijët tanë jetojnë me dinjitet,” përfundoi Selmani.

Gazetarja Edona Haklaj, shfrytëzoi fjalën e saj për të t'i bërë një ftesë të rinjve por dhe të gjithë Elbasanit
për tu bashkuar me Lëvizjen 'Shqipëria Bëhet'.
'I bëjmë thirrje çdo të riu të Elbasanit, por dhe çdo shqiptari të ndershëm, brenda dhe jashtë Shqipërisë të bashkohet me ne.'
Haklaj solli në kujtesë dhe rrugëtimin e Lëvizjes për mundësimin e Votës së Diasporës, si dhe këmbënguljen për Listat e Hapura.
'Shumë shpejt do jemi në seancën publike në Gjykatën Kushtetuese, për t'i shkuar deri në fund kërkesës sonë për lista 100% të hapura'

Kreu i Lëvizjes, Adriatik Lapaj, vuri theksin tek angazhimi  për të përmirësuar gjendjen e arsimit në vend. “Mësuesit tanë sot janë të keqpaguar dhe të nënvlerësuar,” u tha në fjalim, duke  theksuar rëndësinl e arsimit si çelësi i begatisë së një kombi.
Gjithashtu Lapaj foli për vështirësinë me të cilën përballen pensionistët dhe prindërit në një sistem që i ka lënë pas dore. U premtua se:
• Pensionet minimale në fshat do të jenë mbi 200 euro.
• Rritja graduale prej 25 eurosh në vit do të garantojë dinjitet për të moshuarit, duke kthyer hakun tek ata që ndërtuan Shqipërinë e sotme.

Lapaj në fjalën e tij u ndal në disa pika:

Drejtësia për administratën dhe punonjësit publikë
Subvencione për fermerët dhe zhvillim për bujqësinë
Një mbështetje e fuqishme për Policinë e Shtetit dhe ushtarakët
Goditja ndaj kontrabandës dhe korrupsionit
Mesazh për fundin e tranzicionit

Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo

Shikoni galerine e fotove: