April 22, 2024

Takim i ngrohtë mes maleve, 'Shqipëria Bëhet' mbështetje dhe nga Kukësi

Image BD

Nga veriu, mbështetje e madhe qytetare për ekipin e 'Shqipëria Bëhet'
Takimi nisi me bashkëthemeluesen, inxhinieren software, Najada Kambo, e cila theksoi rëndësinë e takimeve të zhvilluara gjatë shtatë muajve të fundit në qytetet e Shqipërisë. Ajo i konsideroi qytetarët e këtyre takimeve si bashkëkrijues të një vizioni për një Shqipëri demokratike dhe të drejtë.

Fjala iu dha bashkëthemelueses, gazetare Edona Haklaj, e cila theksoi se qytetarët janë bashkuar për të firmosur për votën e Diasporës. Ajo përmendi se Kukësi është një nga qytetet më të bukura të Shqipërisë, por njëkohësisht edhe ndër më të varfërit. Ajo nënvizoi se largimi i qytetarëve të Kukësit është ndër më të lartët në vend, dhe veçanërisht të rinjtë po marrin rrugën e emigrimit për të kërkuar mundësi më të mira jashtë vendit. Haklaj apeloi për një bashkim të gjithsecilit për të ndryshuar këtë gjendje dhe për të dhënë drejtim humnerës ku jemi futur.

Avokatja Dorina Prethi bëri një thirrje për gratë, duke theksuar se në këtë takim ato ishin të pakta dhe ftoi që në takimin e ardhshëm të jenë më të pranishme. Ajo theksoi se ndryshimi ndodh vetëm kur të gjithë janë të bashkuar. Prethi shpjegoi se janë gati të marrin shtetin në duar, pasi përveç vjedhjes që i është bërë këtij shteti, politikanët e tanishëm nuk kanë asnjë eksperiencë tjetër.

Avokati Elton Laska theksoi se Kukësi ka dhënë një kontribut të madh jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën, duke hapur dyert për të gjithë kosovarët kur ata kishin nevojë. Ai përmendi se Kukësi është qyteti i vetëm në botë që është nominuar për Çmimin Nobel. Laska theksoi se qytetarët e Kukësit janë bashkuar për të parandaluar ngjarjet që ndodhin në Rrugën e Kombit, duke i vënë flakën saj për të parandaluar pagesat që oligarkët kanë mundësuar përmes taksave të qytetarëve.

Gjenerali Ded Prenga theksoi se të rinjtë janë larguar nga vendi jo për shkak të mungesës së burimeve dhe mundësive në Kukës, por për shkak të keqqeverisjes dhe gabimeve të atyre që janë në pushtet. Ai theksoi se synimi kryesor i Lëvizjes është ndryshimi i çdo shkeljeje që ka ndodhur në vend, dhe se ky ndryshim duhet të bëhet bashkërisht. Prenga përmendi me krenari figurën e gjeneralit Raman Parllaku, i cili është një simbol i qytetit të Kukësit dhe ka treguar vlerat e këtij qyteti që duhet shfrytëzuar në maksimum.


Edlira Cepani, avokatja e të drejtave të njeriut, falënderoi gratë e Kukësit dhe tha se ato kanë qenë aktive në politikën lokale. Çepani përmendi një ndër protestat ku ka marrë pjesë dhe se ka qenë e nderuar që ishte pjesë e saj: ajo e traut që do të bëhej me pagesë në Kukës, një çështje dinjiteti për qytetin që ka investuar shumë, edhe gjatë kohës së komunizmit. Cepani theksoi se qytetarët e Kukësit kanë treguar dinjitet duke i vënë zjarrin simbolikisht investimeve që janë bërë. Ajo gjithashtu vuri në dukje se resurset e Kukësit nuk po shfrytëzohen as për turistët dhe as për shqiptarët, duke e lënë qytetin të harruar nga shteti. Ajo siguroi se kanë nisur një rrugë për të ndryshuar Kukësin dhe çdo qytet ku nuk u ofrohen të drejtat e merituara.

Kryetari i Lëvizjes, z. Adriatik Lapaj, përmendi se ndjekjen e parë penale e ka marrë në qytetin e Kukësit për një protestë kundër traut në Kukës. Lapaj  theksoi se në Shqipëri ka një ndarje të thellë, që ka krijuar një Shqipëri të ndarë mes Veriu dhe Jugut, mes Toskëve dhe Gegëve, dhe mes të Djathtëve dhe të Majtëve. Kjo ndarje është bërë për të shërbyer një ideologjie që përfiton nga korrupsioni. Ai e theksoi se nuk ka veri apo jug, por ka vetëm një Shqipëri, dhe se të gjithë duhet të bashkohen për të ndryshuar atë. Lapaj përmendi gjithashtu çështjen e tokave të ndërtimit të liqenit, ku Shqipëria ka pasur energji për 50-60 vjet, dhe tha se nëse një ditë do të kishte vendimmarrje të drejtë, çdo kuksian do të merrte përsëri atë që ka humbur. Ai theksoi se Kukësi, i njohur për kromin, bakrin dhe energjinë, sot është një ndër qytetet më të varfra të Shqipërisë, për shkak të abuzimeve të atyre që e kontrollojnë. Ai bëri një krahasim me Korenë e Jugut dhe Korenë e Veriut, ku Koreja e Veriut është e varfër për shkak të mungesës së meritokracisë dhe garës, ndërsa Koreja e Jugut, për shkak të konkurrencës dhe meritokracisë, është një ndër fuqitë më të mëdha të botës. Ai e përmbylli fjalën e tij duke thënë se ndryshimi është një nevojë për të gjithë.

Kontribuo për qëllimin e përbashkët: https://www.shqiperiabehet.al/kontribuo

Shikoni galerine e fotove: