News Image

Mijëra qytetarë iu bashkuan thirrjes së Lëvizjes 'Shqipëria Bëhet' në marshimin e organizuar për vrasjen 42 vjeçarit Egli Proga në Pogradec nga dhuna e ushtruar nga Denis Meçe. Në protestën e drejtuar nga 'Shqipëria Bëhet' ishin të pranishëm edhe motra e të ndjerit si dhe familjarë të tij. Protestuesit kërkuan drejtësi për Egli Progën, por dhe për rastet e tjera të cilat nuk janë trajtuar me drejtësi në vend.

Lexo më shumë
News Image

Në fund, fjalën e mbajti kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili zbuloi një nga pikat e rëndësishme të programit, që i takon një projekti të quajtur “Shtëpia ime, Atdheu im.” Sipas Lapaj, ky projekt synon të mbështesë çiftet e reja, të cilët janë në pamundësi për të blerë një shtëpi.“Shteti shqiptar do të dalë garant për interesat mbi 1%, që do të thotë ai çifti i ri do ta marrë kredinë me interes fiks 1%. Çdo interes mbi 1% do ta mbulojë shteti shqiptar. Po si do ta ndryshojmë këtë? Në programin tonë kemi një pikë që adreson strehimin e çifteve të reja që i përkasin shtresës së mesme dhe të varfër,” sqaroi Lapaj.

Lexo më shumë
News Image

Të dielën e 19 majit Lëvizja ‘Shqipëria Bëhet’ u ndal në një takim me banorët e qytetit të Sarandës dhe zonave përreth. Vetëm pak ditë më parë në këtë qytet, u arrit dhe finalizimi i procesit të firmave për Votën e Diasporës dhe HapjEn e Listave, duke mbledhur kështu 20 mijë nënshkrime që do të depozitohen në KQZ, për tu dorëzuar në Parlamentin e Shqipërisë si nismë qytetare ligjvënëse.

Lexo më shumë
News Image

Kryetari i Lëvizjes, z. Adriatik Lapaj, përmendi se ndjekjen e parë penale e ka marrë në qytetin e Kukësit për një protestë kundër traut në Kukës. Lapaj theksoi se në Shqipëri ka një ndarje të thellë, që ka krijuar një Shqipëri të ndarë mes Veriu dhe Jugut, mes Toskëve dhe Gegëve, dhe mes të Djathtëve dhe të Majtëve. Kjo ndarje është bërë për të shërbyer një ideologjie që përfiton nga korrupsioni. Ai e theksoi se nuk ka veri apo jug, por ka vetëm një Shqipëri, dhe se të gjithë duhet të bashkohen për të ndryshuar atë. Lapaj përmendi gjithashtu çështjen e tokave të ndërtimit të liqenit, ku Shqipëria ka pasur energji për 50-60 vjet, dhe tha se nëse një ditë do të kishte vendimmarrje të drejtë, çdo kuksian do të merrte përsëri atë që ka humbur. Ai theksoi se Kukësi, i njohur për kromin, bakrin dhe energjinë, sot është një ndër qytetet më të varfra të Shqipërisë, për shkak të abuzimeve të atyre që e kontrollojnë.

Lexo më shumë
News Image

“Këta pushtetarët tanë, 140 deputetë e 61 kryetarë bashkish, janë agallarët e Shqipërisë. Këta janë ata që e kanë vjedhur, e kanë sakatuar këtë vend. E vodhën sa e vodhën pasurinë dhe tani u kthyen nga tokat, nga bregdeti e në mal. 30 vite kam votuar Partinë Socialiste, por jam lodhur aq shumë, sa kur fëmijët vendosën të emigronin, kam kaluar një muaj pa dalë nga shtëpia. Shpresën e kemi te rinia, te ju”, - u shpreh një nga fermerët e pranishëm.

Lexo më shumë
News Image

“Na thonin të mos shkonim në Tropojë, por atje e gjetëm sheshin plot. Na thanë të mos vinim në Divjakë, por shihni sa njerëz jemi këtu. Ja, pra, që ka ardhur koha e bashkimit të madh të shqiptarëve! Bashkim për të kërkuar më shumë të drejta, më shumë dinjitet dhe më shumë mundësi, që ju ta ndërtoni jetën dhe të ardhmen e fëmijëve tuaj me punë të ndershme, pa patur frikë askënd. Pse duhet të keni frikë?! Këta ju mbajnë juve me bukë, apo ju i mbani ata me bukë? Këta vijnë për t’ju punuar fushat juve? Këta jua rritin fëmijët juve, apo jeni ju ata që punoni nga mëngjesi deri në darkë dhe me djersën tuaj çoni fëmijët e tyre me pushime?

Lexo më shumë