News Image

‘Arsyeja për të cilën ne jemi këtu, është se këtë rrugë për ndryshimin e Shqipërisë ta fillojmë nga themelet, duke garantuar garën, duke garantuar meritokracinë, duke garantuar demokratizimin e Shqipërisë. Se në fund të ditës, për çfarë ka nevojë Diaspora? Kontributi juaj duhet të kthehet në fuqi vendimmarrëse në Shqipëri. Diaspora ka nevojë për një shtet, i cili t'i japë dinjitet, edhe në vendet jashtë. Ka nevojë për një ambasadë, që nuk është vetëm një sekretari ku ne marrim certifikata, dhe ato herë pas here mezi i marrim. Ka nevojë për përfaqësi, të cilat i krijojnë mundësinë të kenë kulturën e tyre, trashëgiminë e tyre edhe në vendin ku kanë zgjedhur të jetojnë. Shqipëria për momentin është si një anije, e cila po mbytet, por ka disa varka shpëtimi. Por varkat e shpëtimit nuk janë mjaftueshëm për të gjithë ata njerëz që janë aty.

Lexo më shumë
News Image

‘Do doja shumë të kisha ardhur në këtë sallë dhe të ju bëja për të qeshur, se 20 vite këtë kam bërë, por ka ardhur koha të themi ca të vërteta. A do e prisnit ju një pemë 33 vite që të nxirrte kokrrën e parë? A do prisni një grua apo një burrë 33 vite që të thonte po ose jo? A do prisnit ju 33 vite në semafor që të ndizej jeshilja? Po ne i kemi pritur këta. Edhe ça na thonë ne? Nuk bëhet Shqipëria, nuk bëhemi ne si popull. Çdo gjë ka kohën e vet, dhe ka ardhur koha që të gjithë të mblidhemi, të gjithë të veprojmë, jo me fjalë por me vepra.

Lexo më shumë
News Image

Për të parë sa rezultat kanë patur politika këto tri dekada, mjafton të shohësh se ai që është i drejtë shahet si i shtrembër dhe ai që ëshë i shtrembër shitet si i drejtë. Ai që vjedh quhet trim, kurse ai që nuk vjedh quhet budalla. Ai që është emigrant është i huaj në vendin e huaj, por është i huaj edhe kur vjen këtu”, - u shpreh Florjan Binaj në fjalën e tij. Ai vuri theksin te meritokracia, e cila ka sjellë largimin e të rinjve. “Mungesa e meritokracisë ka bërë që rinia të zgjedhë largimin. Të gjithë duan të ikin dhe të mos kthehen më. Ne ua kemi borxh paraardhësve tanë, të cilët e kanë bërë këtë qytet kaq të bukur. Ua kemi borxh edhe atyre që kanë derdhur gjak për ta mbrojtur këtë qytet”

Lexo më shumë
News Image

Krenaria më e madhe e vizitës sonë në Itali me qëllim për të takuar komunitetet shqiptare, është se kemi kuptuar se sa shumë është zhvilluar dhe rritur komuniteti shqiptar, sa shumë biznese janë ngritur prej jush. Ne vetëm dje njohëm kolegët tuaj, të cilët kishin qindra punëtorë, jo vetëm shqiptarë, por dhe të huaj, dhe kjo është një krenari për të gjithë ne.

Lexo më shumë
News Image

“Ky është një rrugëtim që bëhet mbi parime. Nuk jemi këtu për të kërkuar votën, por për të ndërtuar një sistem të barabartë për të gjithë, ku më të mirët na udhëheqin në çdo fushë. Kur ka garë në politikë, hapet gara në të gjitha fushat”, vijoi ai. “Thonë se Shqipëria nuk bëhet. Si nuk bëhet? Shqipërinë e bënë atëherë kur kishim përballë të gjithë fuqitë e Ballkanit dhe një perandori.

Lexo më shumë